Sport
Gjithçka gati për betejën e parë: Liverpooli nikoqir i Real Madridit, formacionet zyrtare
Demokracia
19:34 | 21 Shkurt 2023

Share:

Liverpooli dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet startuese para duelit kryesor të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Anfield Road” është vendtakim i dy finalistëve të vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

“Të Kuqtë” synojnë hakmarrjen ndaj “mbretërve” në përballjen e parë në kuadër të 1/8 së finales.

Kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp dhe ai Carlo Ancelotti kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Gomez, Fabinho, Van Dijk, Salah, Henderson, Gakpo, Robertson, Nunez, Bajcetic, Alexander-Arnold.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Benzema, Modriq, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Rudiger./Demokracia.com/

Të ngjashme