Sport
Gjithçka gati në “Zahir Pajaziti”, Llapi tregon gjendjen e fushës disa orë para sfidës me Prishtinën
Demokracia
12:17 | 13 Prill 2022

Share:

Llapi ka publikuar pamjet e fushës së stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë në prag të ndeshjes me Prishtinën.

Fituesit në fuqi të Kupës së Kosovës edicionin e kaluar do të sfidohen në ndeshjen e kthimit sot nga Prishtina në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Gjendja e fushës në stadiumin “Zahir Pajaziti” duket në gjendje shumë të mirë disa orë para kësaj sfide.

Pritet që një numër i madh i shikuesve ta ndjekin këtë duel nga shkallët e stadiumit.  Llapi ditë më parë njoftoi se biletat do të jenë falas për këtë ballafaqim.

Trajneri Tahir Batatina dhe futbollistët e tjerë të Llapit janë shprehur kundër Prishtinës për ta është “ndeshja e vitit”.

“Bardhekaltrit” synojnë mbrojtjen e trofeut për të siguruar edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, ngase gjasat për titull po zbehen dita e ditës. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025