Sport
Gjithçka gati në Drenas: Feronikeli – Dukagjini, formacionet zyrtare
Demokracia
15:28 | 15 Shtator 2021

Share:

Ndeshja e tretë e javës së katërt që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës në futboll është edhe ajo ndërmjet Feronikelit dhe Dukagjinit.

“Industrialistët” të motivuar pas fitores ndaj Llapit synojnë një trepikësh tjetër kësaj here në shtëpi, shkruan Demokracia.com.

Dukagjini në anën tjetër kërkon këndelljen pas barazimit pa gola në Gjilan.

Ndeshja pritet të jetë e nxehtë në mes dy ekipeve, andaj trajnerët kanë vendosur për 11shen më të mirë të mundshme.

Takimi në “Rexhep Rexhepi” fillon nga ora 16:00.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shala, Shabani, Elshani, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri.

Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Shala, Kuci, Basriu, Ahmeti, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani. /Demokracia.com

Të ngjashme