Lajme
Gjithçka çfarë tha Albin Kurti në fjalimin e tij para Kuvendit të Kosovës
Demokracia
18:10 | 22 Mars 2021

Share:

Demokracia.com ju sjellë të plotë fjalimin dhe paraqitjen e programit në Kuvendin e Kosovës nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

“Pas shumë pengesave, ngritjeve dhe përgatitjeve, më në fund jemi mbledhur këtu në organin më të lartë të Republikës për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me 14 shkurt, ku populli u përcaktua qartë për rrugën që vendi dëshiron për vjetët e ardhshme.

Ashtu siç ka votuar, populli pret që të zgjedhim qeverinë dhe organet e tjera, që të nisim punën e madhe që na pret pa vonesa e pengesa.

S’ka dyshim se pandemia mbetet sfida kryesore. Pa humbur kohë me ministrin e ri të Shëndetësisë do të fillojmë një plan për COVID-19. Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60 për qind të qeverisë.

Drejtësia, shëndetësia, arsimi e ekonomia që të gjitha kanë nevojë për reformë e cila duhet të fillojë shpejt.

Viti që lamë pas, ka rënduar e pësuar shumë. Ankthi i vazhdueshëm i gjetjes së një vendi të punës e deri tek sigurimi i ushqimit në tryezë është shtuar në pandemi.

Kemi papunësi dhe varfëri të lartë, por nga sot do të fillojmë rrugëtimin e lartë. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e mundimshme por së bashku do të arrijmë cakun e dëshiruar.

Do të fillojmë reformën në drejtësi. Procesi i Vettingut do të nis aty ku ka mbetur në pranverën e kaluar. Gjyqtarë e zyrtarë do t’i nënshtrohen për të siguruar se qytetarët kanë institucione të paanshme dhe të pavarura.

Një gjyqtar i pavarur e profesional është jetik për shtetin tonë.

Arsimi do të reformohet. Shkollat tona duhet të kthehen në vendin që prodhojnë shkencëtarë e novatorë. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar se kur u krijohen kushtet mund të sfidojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Do të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për mësimdhënësit. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit me  tregun e punës që të sigurohemi se diploma siguron një vend pune.

Do të kthejmë profesionalizmin në shkollat tona.

Universitetet do të kenë më shumë buxhet dhe më shumë mbështetje. Do të stimulojmë angazhimin e studentëve në punë praktike.

Do të reformojmë sistemin shëndetësore.

Barna e mjete të mjaftueshme për njerëzit. Do të ofrojmë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.

Do të zhvillojmë mjekësinë preventive dhe atë shkollore, si dhe mjekësinë familjare.

Ne do ta funksionalizojmë sistemin informative shëndetësor, dhe licensojmë profesionistët.

Në vendin tonë asksh nuk do të falimentojë vetëm pse sëmurët.

Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë, si kujdesemi për fëmijët tonë tregon për të ardhmen që do të kemi.

Pabarazia nuk do të ndikojë tek fëmijët tanë. Çdo fëmijë duhet të zhvillojë potencialin dhe talentin e tij të dhënë nga Zoti. Shteti do të bëjë këtë drejtësisë. Do të ndajmë para dhe nënat lehona.

Për fëmijë 2 vjeç do të ndahen 20 euro, ndërsa fëmijët mbi 2-16 vjeç 10 euro. Nëse një familje fiton më pak se 7000 euro në vit, do të marr 50 euro rimbursim, më pak se 6000-100 euro, 5000-150 euro.

Për nënat e papuna dhe lehona do të ndajmë pagën në vlerë 150 euro në gjashtë muajt e parë të lindjes.

Do të hapim çerdhe të reja dhe ushqim falas për fëmijët deri në klasën e pestë.

Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.

Le të mos kenë nevojë fëmijët dhe të mos jenë të varfër më.

Do ta zhvillojmë ekonominë dhe do të kujdesemi për punëtorët. Synojmë një ekonomi të shëruar nga pandemia.

Një ekonomi që ka hapësirë për gratë, mërgatën, fshatarët.

Një ekonomi ku ka më shumë eksport, kontrata të punës. Një ekonomi që fiton shumë më shumë nga ne, pa monopole e me ndërmarrje publike.

Ndërmarrësve tanë do t’u ofrojmë financa dhe për këtë do të formojmë partneritet të fuqishëm.

Përmes 5 shtyllave, ndërmarrjet, shteti, sistemi banker, fondi për kredi dhe kredidhënëse ndërkombëtar.

Mbështetje për bizneset që rrisin eksportin. Për të gjithë ndërmarrësit që fusin produkte të reja, dhe që shtojnë numrin e punëtorëve.

Ruajtja dhe rritja e numrit të punëmarrësve, graveve të rinjve dhe anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, janë prioritet tona, jo vetëm në fazën e këndelljes nga pandemia por gjatë gjithë qeverisjes.

Mbështetje shtesë do të ketë për sektorët ekonomikë që ruajnë ambientin, që përpunojnë ushqimin, drurin, promovojnë vendin.

Në këto zgedhje kemi dëshmuar se jemi lëvizje progresiste e progresive, kemi gra në këtë udhëheqje më shumë se kurrë.

Ne do të përkrahim gratë përmes fuqisë punëtore dhe aktivitetit në fuqinë ndërmarrëse.

Nëse ka diçka që kemi mësuar nga kjo pandemi, bujqësia është siguri dhe pavarësi.

Kur kufjtë mbylljet dhe tregtia ndalet dhe ndalohet, ne bëhemi të varur nga të tjerët. Prandaj bujqësia dhe prodhimet bujqësore janë prioritet i sigurisë kombëtare.

Tokat tona do të mbrohen, do të ndihmohen bujqit.

Do të shtojmë mbikqyrjen dhe do të rrisim kontrollin e bujqësisë. Bujku do të jetojë me dinjitet në jetën e tij.

Sportistët e artistët janë bekim për shtetin, ndërkaq jashtë tij ambasadorët tanë. Do të punojmë shumë që ata të kenë kushtet e nevojshme për të rritur potencialin e tyre.

Do të ideojmë teatrin e ri kombëtar dhe baletin.

Do të mbrojmë trashëgiminë kulturore. Do të shpëtohet përmes inspektoratit.

Reformat në policinë e Kosovës do t’i nisim me ligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve në moshën 55 vjeçare.

Policët që e shfrytëzojnë të drejtën për pensionim do të zëvendësohen më 2000 zyrtarë të rinj.

Forcimi i integritetit dhe profesionalizmit do të jetë objektiva jonë kryesore. Nivelet e larta të policisë do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut, si të gjitha institucione.

Jo vetëm inspektorati, por edhe drejtoritë të kenë pavarësinë e plotë në ushtrimin e rolit të tyre.

Do të ngrejmë padi ndaj krimit të gjenocidit në gjykatën ndërkombëtare.

Themelimi i Institutit do të jetë me njerëz kompetentë. Fuqizimi i departamentit për krimet e luftës me njerëz adekuat, prokurorë e bashkëpunëtorë.

Njësi e veçantë brenda agjencisë së Kosovës për Forenzikë që verifikon faktet dhe dëshmitë. Legjislacion i veçantë për mbrojtjen e identitetit të viktimave në Kosovë.

Do të rrisim aktivitetet dhe kapacitetet e FSK-së, mbrojtjes së integritetit territorial.

Do të ketë partneritet strategjik me Shqipërinë dhe SHBA-në.

Derisa punojmë në reforma, do të reforomojmë qasjen tonë jashtë vendit. Kompromiset që janë kërkuar e që kanë qenë të dëmshme janë bërë me pakon e Ahtisaarit, si çmim për shpalljen e pavarësisë.

Nuk do të bëjmë asnjë kompromis, kjo do të thuhet në çdo takim nga secili prej nesh.

Orientimi ynë është i qartë, aleanca me SHBA-në dhe bashkëpunimi trans-atlantik do të thellohet. Do të punojmë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së. Rruga do të jetë sfiduese, por nuk ka alternativë për Kosovën.

Ballkani Perëndimor duhet të demokratizohet, e jo veç të zhvillohet.

Që të dyja duhet të ecin paralelisht në kuadër të anëtarësimit në BE.

Që integrimi të rritet do të insistojmë për planin mini-Marshall në Ballkanin Perëndimor.

Me Serbinë kemi çështje të hapura. Prioritet në dialog është zgjidhja e fatit të personave  të zhdukur. Serbia nuk e ka dënuar askënd për këtë krim. 1/3 të të zhdukurve, nuk janë shqiptarë, 22 vjet pas luftës të gjitha familjet duhet të dinë të vërtetën për familjet e tyre dhe të mbyllen plagët.

Nëse nuk ka progres në këtë fushë, nuk ka në asnjë tjetër. Na duhet dialogu për kthimin e miliardave nga Serbia.

Dialog që sqaron dhe zgjidhë problemet ekzistuese.

Pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur nuk ka dialog.

Ne e kemi shpallur dy herë pavarësinë më 12 korrik 1990 dhe 17 shkurt 2008.

Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë këto janë disa nga zotimet e Qeverisë së re që shumë shpejt do të kthehen në program”./Demokracia.com/

Të ngjashme