Pas 1 viti mungesë, Met Gala do të rikthehet në 2022-in!
Ditën e hënë (12 prill) Vogue njoftoi për planet e Institutit të Kostumeve të Artit sipas të cilit do të mbahet një, por dy shfaqje të mëdha.
Revista prestigjioze konfirmoi gjithashtu që eventi është parashikuar të mbahet në 2022-tën dhe shfaqja do të mbahet të hënën e parë të majit të vitit të ardhshëm.
Tema e Met Gala 2022 nuk është bërë ende publike, por ka zëra që thonë se ekspozita e parë që do të hapet më 18 shtator do t’i përmbahet temës: “In America: A Lexicon of Fashion”, e ndërsa e dyta, që do të shfaqet në 5 maj 2022 do të bazohet në temën: “In America: An Anthology of Fashion.”
“Pandemia vuri një theks shumë të rëndësishëm mbi kreativitetin dhe mbi lëvizjet për të drejtat sociale”, u shpreh Andrew Bolton, kuratori përgjegjës mbi temat në Institutin e Kostumeve të Artit.
“Jam i impresionuar nga dizajnerët amerikanë, nga përgjigjet që kanë dhënë për klimën sociale dhe politike në vend, mënyrën sesi kanë trajtuar gjithçka që përfshin trupin, seksualitetin, gjininë,etj. Mendoj se moda amerikane po shkon drejt epokës së rilindjes”.
Vitin e kaluar, Met Gala u anulua për shkak të pandemisë globale, megjithatë kjo nuk e pengoi Vogue që të risillte një tjetër formë të Met Gala, këtë herë me protagonistë njerëzit e thjeshtë, të cilët arritën të bëheshin pjesë përmes sfidës të krijuar në rrjete sociale.