ShowBiz
Gjira thumbon Melinda Ademin: Unë si artiste do t’ia dedikoja një këngë së pari nënës time
Demokracia
09:41 | 02 Qershor 2021

Share:

Reperja e njohur, Gjira Kajtazi përmes disa Instastory ka “sulmuar” artisten Melinda Ademi.

Melinda ditën e hënë ka publikuar këngën e saj të re ‘Qa din ti’ dhe pikërisht kjo është arsyeja e thumbave të Gjirës, shkruan Demokracia.com.

Së pari ajo përmes një shkrimi e ka kritikuar Melindën për skenat në klipin e ri duke ia përmendur të ëmën e cila ndërroi jetë nga kanceri në muajin mars.

Por, siç duket kjo nuk i ka mjaftuar, pasi ajo ka reaguar sërish me një tjetër shkrim ku shkruan se ajo si artiste fillimisht do t’ia dedikonte nënës së saj një këngë.

No description available.

Sidoqoftë, kënga “Qa din ti” nga Melinda Ademi është pritur mjaft mirë nga publiku, duke grumbulluar plot 1 milion shikime për 24 orë. /Demokracia.com/

Të ngjashme