Lajme
Gjinovci: Edhe Kodin Civil po e bëjmë për martesa mes gjinisë së njëjtë edhe shamitë po i lejojmë
Demokracia
13:26 | 11 Gusht 2022

Share:

Analisti i zhvillimeve politike, Rron Gjinovci thotë se në Kosovë ka vullnet për të drejtat e njeriut.

Gjinovci këtë e ka ndërlidhur me rastin e kërkesës së qindra qytetarëve që të ndryshohet udhëzimi administrativ që lejon bartjen e shamisë në shkolla.

Sipas tij, me lejimin e bartjes së shamisë duhet të miratohet edhe Kodi Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë për të respektuar ‘full’ të drejtat e njeriut.

“Sa mirë në Kosovë qysh ka vullnet për Të Drejtat e Njeriut. Edhe Kodin Civil pe bojmë për martesa mes gjinisë së njejtë edhe shamiat po i lejojmë. A po bre? Po i respektojmë të drejtat e njeriut full”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme