Lajme
Gjinovci e Gashi ‘bëhen të gjallë’ për Dedajn, heshtën kur Abrahams pranoi se kishte marrë prova nga Serbia
Demokracia
20:00 | 06 Nëntor 2023

Share:

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka filluar dëshminë e tij në Hagë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshmia e zotit Dedaj është përcjellë me reagime të ndryshme në opinion, pasi mes tjerash pohoi se nuk ka qenë normal lidhur me deklaratat pas luftës. Për dallim nga heshtja në rastin e dëshmisë së Fred Abrahamsit, dëshmia e të cilit ngërtheu deklarata konstraverse e kundërthënie të shumta derisa po ballafaqohej me avokatet e krerëve të UÇK-së, analistët e afërt me pushtetin, Rron Gjinovci e Shkëlzen Gashi, u “bën të gjallë” tek sa përqeshen e kritikuan ashpër deshminë e Dedajt.

Reagim të ashpër pati nga Gjinovci, i cili e quajti “skandaloze” dëshminë e Dedajt. Gjinovci theksoi se dëshmia e Dedajt “provon aludimet se në Kosovë nuk ka pasë kushte me u zhvillu këto gjykime për shkak të intimidimit të dëshmitarëve. Po ashtu është ekzemplar i një dëshmitari të frikësum”.

Në të njëjtën linjë, analisti Gashi, e komentoi shkurt duke e quajtur “tragjedi, komedi, tragjikomedi…”.

Megjithatë, dëshmia e Abrahams, i cili shkroi një raport për organizatën Human Rights Watch, edhe pse u karakterizua me kontradikta në disa raporte dhe komunikata që organizata e tij i kishte hartuar në vitet 1998-1999, e “heshti” Gjinovcin dhe Gashin, shkruan Nacionale.

Avokati Emmerson madje kishte kërkuar që raporti i organizatës “Human Rights Watch” të përjashtohet nga provat që janë pranuar në fillim të dëshmisë së Abrahams. Kjo pasi Abrahams e pranoi që ka ndërtuar informacione të cilat nuk i ka pare vetë, dhe detaje që janë marrë nga mediat dhe qeveria e Serbisë.

Të ngjashme