Analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se 75% e nxënësve nuk dijnë të lexojnë, megjithatë statusi i tij i shkurtër është përplot me gabime gjuhësore.
Gjinovci në statusin e tij ka bërë gabime, duke iu shmangur edhe gjuhës standarde.
“Nxansave, asni, randë”, janë vetëm disa nga fjalët e shkruara gabim nga Gjinovci.
“76% e nxansave tonë nuk dijnë me lexu sipas testit PISA. Ata s’kanë faj. Faj ka Ministria që me asni reformë nuk e adreson këtë problem të randë social”, ka shkruar ai në Facebook.