Nisma Socialdemokrate, partnere e koalicionit parazgjedhor të AAK-së, ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në bisedime rreth një koalicioni të mundshëm, madje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në dritën e kësaj, e nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se situata e sjellur nga Limaj është se “a do t’i shtyjë zgjedhjet për tetë muaj.”
“Nuk ka pasur ndonjë takim, ka pasur takime mes zyrtarëve të ndryshëm të partisë, por s’kemi pasur takim të përbashkët. Besoj që situata në të cilën e ka sjellur Limaj këtë punë është se a do t’i shtyjë zgjedhjet për tetë muaj, pasi edhe nëse shkon Limaj, pas 8-10 muajve kemi zgjedhje.” – tha Gini në emisionin DPT me Fidanin.