Lajme
Gjini pas takimit me Escobarin: E mbështesim marrëveshjen evropiane, përfshihet njohja
Demokracia
20:38 | 16 Mars 2023

Share:

Gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur një takim mes opozitës kosovare me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit është deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili tha, se tema e takimit ishte marrëveshja evropiane që pritet të nënshkruhet.

Tutje, ai tha se qëndrimi i AAK-së është që marrëveshja e 27 shkurtit duhet të nënshkruhet.

“Do të ishte pozitive për Kosovën. Me marrëveshjen aktuale, pjesë e marrëveshjes në mënyrë implicite është njohja”, ka thënë Gjini, raporton Klan Kosova.

Të ngjashme