Lajme
Gjini: Babë i kanë thanë veç Stalinit, Enverit e Titos, nuk dashurohen politikanët
Demokracia
22:28 | 04 Korrik 2023

Share:

Ardian Gjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk i lexon komentet nëpër mediat sociale.

Ai në T7 ka thënë se çuditet kur i thuhet një politikani “baba”, referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Me i tha dikujt babë vetëm Stalinit, Enverit e Titos i kanë thënë, bile njëherë jam bërë arrogant iu kam thënë shkoni more kërkoni falje baballarëve tuaj të vërtetë”, ka thënë Gjini.

Ai tha se kjo është qasje komuniste, duke shtuar edhe nëpër studio televizive shpesh shprehet dashuri për politikanët.

Sipas Gjinit në vendet demokratike nuk shndërrohen politikanët në idhuj.

 

Të ngjashme