Lajme
Gjinekologu Arsim Gashi ndalohet për 48 orë për sulmin fizik që i bëri Hatixhe Latifi-Pupovcit
Demokracia
23:32 | 10 Maj 2022

Share:

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci është sulmuar fizikisht nga gjinekologu, Arsim Gashi.

Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë e ka ndaluar për 48 orë gjinekologun Arsim Gashin.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Me urdhër të prokurores kujdestare është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi për të cilin keni parashtruar pyetje, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar””, ka deklaruar Ulaj për Demokracia.com.

Theksojmë se mesditën e sotme profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci është sulmuar fizikisht nga gjinekologu, Arsim Gashi, pasi që djali i tij nuk ishte i kënaqur me rezultatet e lëndës që ligjëron profesoresha Latifi-Pupovci. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025