Berat Gjimshiti, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka deklaruar se ishte shumë i inatosur për mënyrën se si erdhi ndeshja dhe e humbën ndaj Polonisë me rezultat 4:1.
“Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë por prapë jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë, sidomos në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Nuk mbaj mend një ndeshje që kemi luajtur kaq mirë”, tha Gjimshiti.