Nuk harron të prezantohet.
“Jam Berat Gjimshiti dhe jetoj në Bergamo”
Berat Gjimshiti ishte i ftuari special i televizionit të Serisë A.
Njëri nga kapitenët e Atalantës meritoi të ishte personazh kryesor, pas 10 vitesh të kaluar në futbollin italian.
Me shumë sinqeritet, njeriu kryesor I kombëtares kuqezi, tregon se çfarë mendoi kur mori ofertën nga klubi I Bergamos, ndërsa flet shqip.
Ai flet me shumë respekt për banorët e Bergamos, sidomos për punonjësit.
Gjimshiti cilësohet si njeri me mentalitet kampioni, ashtu si edhe njëri nga sipërmarrësit bergamasë, Sandro Bonomi, që financon sportin, dhe jo vetëm futbollin.
Sidoqoftë, fillimi ishte i vështirë. Mbrojtësi tregon se nuk është i njëjti njeri në fushë dhe në familje.
Tridhjetedyvjeçari nuk harron të shkojë në restorantin e preferuar, ku e pret zonja Xhuliana, përcjell abcnews.
Cila ka qenë ëndrra më e bukur në Itali?
“Sigurisht fitorja e Europa Liges, eshte gjeja me e rendesishme qe kam arritu ne karriere”.