Lajme
Gjimnazi “17 Shkurti” tregon shkaqet e vdekjes së nxënëses së tyre
Demokracia
10:14 | 08 Gusht 2022

Share:

Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq, ka njoftuar për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi.

Në njoftimin mortor shkruhet se “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.

Në një përgjigje me shkrim , Gjimnazi “17 Shkurti” ka treguar shkaqet e vdekjes së vajzës.

“Ka pasë gjakderdhje në tru para disa mujave, mandej kaloi nē komē, dhe nuk arriti të rikthehet nē jetē”, thuhet në përgjigjen e shkollës dhënë Gazetës Express.

Më poshtë shihni edhe njoftimin e plotë për vdekjen e vajzës:

Të ngjashme