Sport
Gjilani “tregon dhëmbët” me mëngjes, e mund në miqësore skuadrën kazake
Demokracia
11:43 | 27 Janar 2022

Share:

SC Gjilani e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së Shakhter Karagandyt.

Ndeshja e zhvilluar në Antalia të Turqisë u mbyll 0:2 për “kuqebardhët” e drejtuar nga Ismet Munishi.

Golat për Gjilanin i realizuan mesfushori, Albert Dabiqaj dhe kapiteni, Gerhard Progni.

Sfida u zhvillua në orën 09:30 në mëngjes, sipas orës lokale në Kosovë.

Gjilani në miqësoren e kaluar u mposht 1:0 nga skuadra ruse, FC Chayka Peschanokopskoye, e luajtur gjithashtu në qytetin bregdetar turk.

Ekspedita e klubit gjilanas po qëndron tash e sa ditë në Turqi për të kryer fazën përgatitore në prag të nisjes së stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e nis pjesën e dytë të kampionatit si lider në tabelë me 35 pikë, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani./Demokracia.com/

Të ngjashme