Mbi 60 për qind të komunës së Gjilanit rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm nëse vazhdojnë thatësirat të cilat u shënuan javët e kaluara dhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm.
Në pendën e Përlepnicës, prej nga furnizohet ky qytet me ujë, niveli i ujit ka rënë për 9 metra dhe po vazhdon të bjerë çdo dite nga 15 centimetra.
Zyrtarë të kompanisë “Hidromorava” paralajmërojnë vështirësi të furnizimit me ujë.
Mumin Morina, drejtor Teknik në KRU “Hidromorava” në Gjilan, tha për RTK se në një situatë të rënduar me furnizim të ujit të pijshëm tash e disa muaj po përballen banorët e lagjes Arbëria në Gjilan.
Kurse Afërdita Milazimi, banore në këtë qytet tha se gjendja aktuale e nivelit të ujit në pendën e Perlepnicës ka rënë për 9 metra dhe po vazhdon të bie çdo ditë nga 15 centimetra gjë që nëse vazhdon ky trend rrezikon që Gjilani të përjetojë krizën më të thellë deri tani për ujë të pijshëm.