Sport
Gjilani – Prishtina, publikohen formacionet zyrtare
Demokracia
12:44 | 07 Nëntor 2021

Share:

Me dy përballjet e sotme përmbyllet edhe java e 13-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme (e diel) do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Gjilani dhe Prishtina do të sfidohen për pikët e plota të cilat do të ishin të mirëseardhura për dy ekipet.

Një orë para ndeshjes trajnerët, Ismet Munishi dhe Zekirija Ramadani kanë ndarë mendjen për 11-shet startuese.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës nis nga ora 13:30.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi.

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Otande, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John. /Demokracia.com

Të ngjashme