Janë mbyllur pjesët e para në tri takimet e sotme të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar.
Pesë gola janë realizuar gjithsej në tri përballjet e sotme në Gjilan, Klinë e Skenderaj, raporton Demokracia.com.
Gjilani dhe Prishtina kanë mbyllur pjesën e parë në “paqe” me rezultat 1:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Albert Dabiqaj është realizator i parë për “kuqebardhët” në minutën e 33-të, ndërsa barazoi për Prishtinën, Besnik Krasniqi në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Me rezultat identik ka përfunduar edhe sfida tjetër në mes Drenicës dhe Ulpianës. “Kuqezinjtë” po avancojnë 1:0 ndaj lipjanasve në stadiumin “Bajram Aliu”.
Meziu është golashënues i vetëm i Drenicës në këtë pjesë në minutën e 23-të.
Më afër tri pikëve është Dukagjini që po udhëheq 3:0 ndaj Feronikelit, skuadrës që ka rënë edhe matematikisht nga elita.
Merlaku në minutën e 10-të, Shala pesë minuta më vonë dhe krejt në çastet e fundit Ahmeti, vendosën epilogun e pjesës së parë në Klinë./Demokracia.com/