SC Gjilani ka vazhduar me prezantimin e përforcime. Pasi dje zyrtarizoi futbollistin Baton Zabragja, sot skuadra nga Anamorava e ka prezantuar sulmuesin Mavlan Zeka, shkruan Demokracia.com.
Zeka edicionin e kaluar ishte pjesë e Ballkanit ku edhe e fitoi titullin e kampionit, ndërsa tash këtë epitet e kërkon me Gjilanin.
Lajmi është dhënë na vet skuadra e Gjilanit
?????????Ë ???????
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar dy tituj kampion dhe tri herë Kupën e Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare. /Demokracia.com