Skuadra e Gjilanit ka arritur sot në Letoni për ndeshjen e kthimit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër Liepajës.
“Kuqebardhët” aktualisht po kryejnë stërvitjen e fundit para duelit të nesërm, shkruan Demokracia.com.
Faqja zyrtare e klubit gjilanas ka ndarë disa pamje nga seanca stërvitore e ekipit në Letoni.
FK Liepaja – SC Gjilani zhvillohet të enjten me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ‘Daugava’./Demokracia.com/