Sport
Gjilani mposht me përmbysje Llapin, ndalet Ballkani, Drenica nuk gabon kundër Malishevës
Demokracia
17:02 | 29 Shtator 2021

Share:

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka shënuar fitore të madhe ndaj Llapit të cilën e mposhti 2-1 me përmbysje të rezultatit, raporton Demokracia.com.

Ballkani në takimin tjetër është ndalur me barazim pa gola 0-0 ndaj Feronikelit në Suharekë.

Drenica ndërkohë ka marrë tri pikë pas fitores kundër Malishevës në shtëpi.

“Kuqezinjtë” triumfuan minimalisht 1-0 në “Bajram Aliu”. /Demokracia.com

Të ngjashme