Sport
Gjilani me njoftim për shitjen e biletave në derbi kundër Dritës: Ky është çmimi i tyre
Demokracia
18:20 | 23 Nëntor 2021

Share:

SC Gjilani ka njoftuar tifozët për shitjen e biletave në ndeshjen kundër Dritës në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar.

“Kuqebardhët” në njoftim bëjnë me dije se edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-Covid të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit, përcjell Demokracia.com.

Sektori i tribunës Vendas do jetë i rezervuar në pjesën Perendimore dhe pajisen me bileta mund ta bëjnë pranë pikave të shitjes afër stadiumit.

Ndërkohë sektori i tribunës Mysafir do jetë pjesa Lindore e stadiumit dhe biletat të cilat do jenë në numër të limituar mund të merren vetëm nga zyrtarët e klubit të tyre në ditën e ndeshjes.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet derbi të kaluar: 3 euro.

Ndeshja derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të mërkurën (nesër) dhe nis nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme