Gjilani sivjet është skuadra më e favorizuar sa i përket titullit të kamponit dhe atë jo vetëm pse mbyllin vjeshtën në pozitën e parë por për faktin që pati lojë shumë të bukur dhe ritëm të mirë, shkruan Demokracia.com.
Gjilani vjeshtën përveçqë e mbylli si kampione, ajo e mbylli me një fitore të madhe ndaj Ballkanit në Suharekë, gjë e cila solli termet te Ballkani dhe ndikoi që skuadra ta shkarkoi trajneri Bekim Isufi, dy javë më vonë.
Mirëpo, Gjilani nuk është “fajtori” i vetëm për Isufin, skuadra nga Suhareka kishte ndikuar te shkarkimi i trajnerit të Ballkanit edhe vitin e kaluar, kur e mposhti me rezultat 0:4. Atëkohë Ballkani udhëhiqej nga trajneri Ismet Munishi, dhe pas asaj humbje u prish “martesa” mes Munishit e Ballkanit. /Demokracia.com