Sport
Gjilani – Liepaja dhe Buducnost – Llapi, publikohen kuotat e basteve
Demokracia
10:55 | 07 Korrik 2022

Share:

Gjilani dhe Llapi, dy skuadrat nga Superliga e Kosovës do ta nisin sonte aventurën evropiane.

Gjilani do të përballet me Liepajan në kryeqytet. Në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, Gjilani e pret skuadrën nga Letonia në “Fadil Vokrri”, raporton Demokracia.com.

Llapi si fitues i Kupës së Kosovës do të luajë në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës.Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina do të përballet me Buducnostin në Podgoricë.

“Kuqebardhët” e Zekirija Ramadanit nuk konsiderohen favorit ndaj skuadrës letoneze, sipas kompanisë së basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Gjilanit është 3.40, po aq sa barazimi teksa triumfi i Liepajës llogaritet me kuotën 1.90.

Favorit nuk llogaritet as Llapi në kryeqendrën malazeze. Kuota për fitoren e Llapit është 4.50, barazimi 3.90 ndërsa për triumfin e Buducnostit kuota është 1.57.

Dyja takimet në fjalë zhvillohen me fillim nga ora 20:00, ndërkohë që ndeshjet e kthimit luhen një javë më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme