Sport
Gjilani lë anash rivalitetin për gjatë gjithë edicionit, i bën “gardën e nderit” Ballkanit
Demokracia
15:06 | 22 Maj 2022

Share:

Skuadra e Gjilanit e ka respektuar Ballkanin për titullin e parë historik, duke ia bërë “gardën e nderit”.

Ballkani dhe Gjilani po përballen në kuadër të xhiros së fundit kampionale, në një ndeshje ku më shumë luhet për “statistika” sesa për ndonjë objektiv, shkruan Demokracia.com.

Pak para fillimit të ndeshjes, futbollistët e Gjilanit u rreshtuan në fushë për të pritur rivalët e tyre në shenjë respekti për shkak të titullit kampion të fituar javë më parë.

Ballkani dhe Gjilani ishin rivalë direkt në luftën për titull të kampionit këtë edicion.

Gjilani në rast të fitores në Suharekë do ta ruante vendin e dytë dhe kësisoj do ta mbyllte edicionin si nënkampion./Demokracia.com/

Të ngjashme