Sport
Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit
Demokracia
15:31 | 05 Prill 2023

Share:

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Gjilanasit po avancojnë me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Granit Jashari në minutën e shtatë të lojës që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë po luajnë edhe Vushtrria me Prishtinën, në duelin tjetër gjysmëfinal.

Në këtë fazë ekipet do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje, për t’u përcaktuar më pas finalist.

Të ngjashme