Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me COVID-19.
Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 132 raste aktive me COVID-19, derisa ka bërë apel tek qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
“Edhe pse kemi më pak raste aktive krahasuar me disa javë më parë, kjo nuk na bënë që të ndihemi komod. Vetëm duke i respektuar masat anti-COVID-19, maskë, distancë dhe pastrim duarsh, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Ismajli.
Që nga fillimi i pandemisë, Gjilani ka të infektuar 3.237 persona, 2.999 të shëruar dhe ka raportuar 99 vdekje. Ndërsa nga 132 raste active, 19 pacientë janë të hospitalizuar dhe 78 mostra në pritje për rezultat.