Sport
Gjilani i jep fund ëndrrës evropiane, eliminohet nga Liepaja
Demokracia
17:57 | 14 Korrik 2022

Share:

Gjilani i ka mbyllur garat evropiane duke u eliminuar që në rrethin e parë në Conference Leagu, shkruan  Demokracia.com.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka pësuar humbje në ndeshjen kthyese kundër Lepajes me rezultat 3:1 për t’u eliminuar nga kjo garë.

Gjilani drejt Letonisë kishte udhëtuar me synime të mëdha, pasi sfidën e parë në Prishtinë e mbylli me epërsi 1:0 por të cilën nuk arriti ta ruaj në takimin kthyes.

Goli e vetëm në Liepaja e shënoi Krasniqi, ndërsa për vendasit realizuan Karasauskas, Belakoviq dhe Dodo. /Demokracia.com

 

Të ngjashme