Sport
Gjilani i bën nder Dritës, e mposht Ballkanin me rikthim
Demokracia
15:32 | 16 Shkurt 2025

Share:

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 pas pjesës së parë, Gjilani shënoi fitore të madhe të dielën ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit. Fitoren Gjilanit ia siguruan dy golat e shënuar nga sulmuesi Senad Jakiroviq. Boshnjaku Jakiroviq shënoi golin për 2:1 në minutën e 94-t. Golin për 1:1 e shënoi në minutën e 64-t.

Golin për Ballkanin e shënoi Bleart Tolan në minutën e 41-të.

Fitoren e fundit Gjilani ndaj Ballaknit e shënoi 2021.

Gjilani është ngritur në vendin e pestë me 27 pikë, kurse Ballkani mbetet para lideres Dritës në garën për titull. Drita është e para me 44 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 36 pikë.

Të ngjashme