Kontigjenti i skuadrës së Gjilanit, është gati për sezonin e ri, derisa tani ka kryer edhe vaksinimin kundër COVID-19, shkruan Sheshi.
Kuqebardhët me anë të një postimi e kanë bërë të ditur edhe kryerjen e vaksinimit.
“Gati për kampionat. Skuadra tashmë është vaksinuar e tëra. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Të besuarit e Ismet Munishit, ditën e shtunë do të nisën në Skënderaj, ku do të përballen me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu”.