Sport
Gjilani fiton me përmbysje ndaj Ulpianës, Drita triumfon në fund
Demokracia
14:58 | 20 Nëntor 2021

Share:

Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Gjilanit është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, gjilanasit fituan me përmbysje në udhëtim te Ulpiana, me këta të fundit që pësuan humbje pas tri fitoreve radhazi.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ”Sami Kelmendi”, ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Një fitore me shumë vuajtje e ka marrë Drita që e mposhti Drenicën ndërsa Malisheva ka festuar në Drenas pasi e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0:1. /Demokracia.com

Të ngjashme