Sport
Gjilani fiton derbin e javës në Podujevë, fitojnë Drita dhe Ballkani
Demokracia
14:57 | 13 Nëntor 2022

Share:

Gjilani e ka fituar derbin e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit në Podujevë.

“Kuqebardhët” kanë triumfuar 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, raporton Demokracia.com.

Golin vendimtar për “Skifterat” e ka realizuar Solomon në minutën e 50-të të përballjes.

Fitore ka marrë edhe Drita që në shtëpi e mposhti 3:1 Malishevën e Sami Sermaxhajt.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Ballkani që triumfoi 2:0 me Ferizajn në Suharekë. /Demokracia.com/

Të ngjashme