Sport
Gjilani feston në Klinë dhe vazhdon lidershipin, Drenica dhe Ferizaj ndajnë pikët
Demokracia
16:58 | 04 Shtator 2022

Share:

Gjilani ka marrë një tjetër fitore në këtë fillim të kampionatit, duke triumfuar edhe në Klinë te Dukagjini.

“Kuqebardhët” nën drejtimin e trajnerit, Zekirija Ramadani triumfuan 0:1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, raporton Demokracia.com.

Realizator i vetëm që i siguroi gjilanasve tri pikë ishte sulmuesi Solomon që shënoi në minutën e 38-të pas asistimit nga Përparim Islami.

Me këtë fitore, Gjilani vazhdon i vetëm në krye të tabelës me 13 pikë, pesë më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak. Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë.

Me “paqe” është mbyllur sfida tjetër i kësaj xhiro në mes Drenicës dhe Ferizajt.

Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ishte 0:0.

Drenica ka pesë pikë në vendin e gjashtë, ndërkohë Ferizaj ka tubuar vetëm tri pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë./Demokracia.com/

Të ngjashme