Sport
Gjilani e zyrtarizon Redon Ismailin, prezantimi për çdo lëvdatë
Demokracia
18:52 | 01 Shkurt 2022

Share:

Redon Ismaili është rikthyer në skuadrën e Gjilanit, pas huazimit te Vllaznia e Pozheranit.

Gjilani e ka prezantuar Ismailin përmes një video fenomenale të publikuar në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Pjesë e prezantimit në videon rreth 50 sekondëshe ishte edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

“Mirëse u ktheve Redon Ismaili. Sfidë e re, ambient i njëjtë”, thuhet në postimin zyrtar të Gjilanit.

Ismaili është prodhim i klubit “kuqebardhë”, ndërsa te Gjilani vije nga huazimi.

Në fakt, Ismaili është i pari që i është bashkuar klubit gjilanas në këtë afat kalimtar të janarit./Demokracia.com/

Të ngjashme