Sport
Gjilani e “ngacmon” Young Boysin, kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
Demokracia
15:52 | 15 Qershor 2022

Share:

SC Gjilani ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë të mundshëm në Ligën e Konferencës.

“Kuqebardhët” do të përballen në rrethin e parë me skuadrën letoneze, Liepaja në fillim të muajit korrik, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani në rast kalimi të këtij rundy në rundin e dytë do të përballen me kampioënt e shumëfishtë zviceran, Young Boys.

Young Boysi i Zvicrës, kundërshtar i mundshëm i Gjilanit në raundin e dytë në Ligën e Konferencës

Young Boys përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se do të takohet me fituesin e ndeshjes SC Gjilani – FK Liepaja.

SC Gjilani përmes Tëitterit ka ngacmuar skuadrën zviceriane duke shkruar se ndoshta do të takohen në rundin tjetër.

“Ndoshta do të takohemi” – shkroi shkurtimisht SC Gjilani në replikën e postimit të zviceranëve./Demokracia.com/

Të ngjashme