Java e 21-të në elitën e futbollit kosovar përmbyllet sot me dy përballje në program.
Stadiumi i qytetit në Gjilan e pret një duel mjaft interesant. Gjilani dhe Dukagjini synojnë fitoren në takimin që do të zhvillohet nga ora 13:00, raporton Demokracia.com.
“Kuqebardhët” janë favorit absolut edhe sipas kuotave nga kompania e madhe e basteve “1XBet”.
Fitorja e Gjilanit vlerësohet me kuotën 1.22, barazimi 6.00, ndërkohë që për fitoren e Dukagjinit kuota është 10.50.
Nga i njëjti orar nis edhe takimi tjetër ndërmjet Drenicës së motivuar dhe Prishtinës në krizë.
Në këtë duel favorizohet Prishtina. Kuota për triumfin e kampionëve në fuqi është 2.08, barazimi 3.04, ndërsa për fitoren e Drenicës kuota llogaritet 3.68.
Drita trumfoi 1:2 në udhëtim te Malisheva, Llapi e ka “demoluar” Feronikelin 4:2, ndërkohë që fitore mori edhe Ballkani që mundi 3:0 Ulpianën./Demokracia.com/