Sport
Gjilani – Drita, ja ku do të zhvillohet derbi më i madh në Kosovë
Demokracia
12:25 | 02 Maj 2022

Share:

Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll sjellë ndeshje mjaftë interesante, shkruan Gazeta Enigma.

Në kuadër të kësaj xhiroje spikat super derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Enigma mëson ekskluzivisht se kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjithashtu, gazeta mëson se ndeshja do luhet pa prezencën e tifozëve për arsyeje se stadiumi nuk i përmbushë kushtet kryesore për interesimin e madh të tifozëve.

Kujtojmë që Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak, 56.

Në tri ndeshjet e para të këtij sezonit skuadra e Gjilanit ka arritur të triumfoj dy here ndaj Dritës, kurse ndeshje e fundit ka përfunduar pa fitues.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025