Sport
Gjilani dhe Suhareka synon pikët jetike, formacionet zyrtare
Demokracia
14:05 | 26 Prill 2025

Share:

Gjilani dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një seri negative prej dy humbjeve dhe një barazimi, kështu që synon t’i kthehet fitores për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, ekipi i Mirel Josës ka tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, por do të shpresojë për pikë pasi me një humbje do humbte thuajse gjasat për shpëtim nga kategoria.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Bllaca, Thaqi, Arago, Roganovic, Besa, Prapashtica, Rrahmani, Shabani, Taipi, Ibrahimi, Jarovic. 

Suhareka: Avdimetaj, Zeka, Hasanaj, Memolla, Boshnjaku, Susuri, Berisha, Rexhaj, Kodra, Fetahaj, Stijepovic /Telegrafi/

 

Të ngjashme