Sport
Gjilani dështon në miqësore, pëson nga Struga
Demokracia
21:11 | 25 Korrik 2021

Share:

Gjilani, është ndeshur me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Strugën.

Ndeshja ndërmjet ‘kuqebardhëve’ dhe Strugës, është zhvilluar në stadiumin “Gradska Plaza”, në qytetin e Strugës.

Rezultati i kësaj ndeshje miqësore i ka takuar skuadrës së Strugës, ku e kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0, nga dy pjesëlojët është shënuar nga një gol.

Të besuarit e Ismet Munishit, në këtë fazë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje tjera miqësore me Rabotnickin dhe Skënderbeun.

Ndërsa, kujtojmë që dy ditë me parë gjilanasit kanë mposhtur Veleshtën me rezultat minimal 1:0.

Të ngjashme