Sport
Gjilani bie në Klinë, Dukagjini e mund me golat e Merlakut
Demokracia
15:22 | 24 Prill 2022

Share:

Gjilani ka lëshuar tjetër mundësi të madhe për t’iu afruar me pikë liderit, Ballkanit. “Kuqebardhët” u mposhtën në Klinë nga Dukagjini.

Altin Merlaku, sulmuesi klinas ishte “heroi” i Dukagjinit në këtë përballje duke realizuar dy golat e fitores, raporton Demokracia.com.

Merlaku hapi serinë e golave në minutën e 33-të duke realizuar një gol të lehtë nga afërsia.

Tre minuta më vonë, Merlaku konfirmoi formën e mirë në këtë sfidë, duke realizuar supergol për golin e dytë.

Gjilani në minutat në vijim nuk arriti që të pakte ta ngushtonte avantazhin dhe kësisoj ka humbur një ndeshje shumë të rëndësishme në garën për titull.

Gjilani zë vendin e tretë me 55 pikë, nëntë më pak se Ballkani kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.

Dukagjini pozicionohet në pozitën e tetë me 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë larg barazhit./Demokracia.com/

Të ngjashme