Sport
Gjilani – Besa, publikohen formacionet zyrtare
Demokracia
14:16 | 05 Prill 2021

Share:

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll përfundon sot me vetëm një ndeshje në program.

Gjilani dhe Besa është ballafaqimi i fundit i vlefshëm për këtë xhiro, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi do të filloj ndeshjen me skuadrën më të mirë të mundshme ndaj pejanëve.

Në anën tjetër, skuadra mysafire që tashmë është dorëzuar në luftë për mbijetesë kërkon të befasojë kuqebardhët.

Visar Kastrati do të jetë gjyqtari kryesor në këtë përballje, derisa do të ndihmohet nga Arbnor Bullatovci, Drilon Rexhepi e Erdal Zasella.

Aktualisht ‘Skifterat’ ndodhen në pozitën e katërt tabelore me 37 pikë, ndërsa Besa është e fundit e vetëm dhjetë pikë.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Besës fillon nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Rapa, Halili, Useini, Aziz, Hila, Musolli, Hajdari, Cyrbja, Progni, Nikac Kryetrajner: Ismet Munishi

Besa: Haxhijaj, Ajdini, Morina, Tahiri, Sheqerolli, Maliqi, Halili, Qorri, Bilal, Xhaka, Brruti. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi. /Demokracia.com

Të ngjashme