Sport
Gjilani arkëton pikët e plota, e “shpartallon” Besën
Demokracia
16:48 | 05 Prill 2021

Share:

Gjilani ka shënuar fitore në xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll pasi mposhti Besën.

‘Kuqebardhët’ triumfuan me rezultat të thellë 5:1 kundër pejanëve në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Ishte minuta e 25-të kur Arbër Çyrbja realizoi për ta hapur serinë e golave. Besa befasoi vetëm shtatë minuta më vonë duke barazuar shifrat me Tahirin nga penalltia.

Por, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para ishte mesfushori, Muhamed Useini ai që riktheu avantazhin në të mirë të skuadrës së tij.

Gerhard Progni pas një ore lojë realizoi një super-gol për t’ia bërë me dije pejanëve se nuk do të marrin pikë në Anamoravë.

Ardit Hila u shënuan në listën e realizatorëve në minutën e 64-të, derisa për epilogun përfundimtar u përkujdes Keita Razak që realizoi vetëm tre minuta më vonë.

Me këtë fitore, Gjilani është në vendin e katërt me 40 pikë, ndërkaq Besa vazhdon të mbetet e fundit me vetëm dhjetë pikë.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e tretë për trajnerin, Ismet Munishin në krye të stolit te ‘Skifterat’. /Demokracia.com

Të ngjashme