Lajme
Gjilanasi përpiqet t’i shkelë me veturë policët, ata e gjuajnë me armë
Demokracia
10:59 | 02 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një burrë në Gjilan ka tentuar që t’i godas zyrtarët policorë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre.

Siç thuhet në raportin e policisë, njëri nga policët me qëllim të vetëmbrojtjes ka gjuajtur me armë zjarri.

Thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, derisa thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

“VRASJE NË TENTATIVË/Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti  policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme