Në Gjilan mbrëmë është raportuar në polici se një grua është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj.
Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/Gjilan 08.05.2023 – 19:15. Pas informatës se një femër kosovare është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/