Lajme
Gjilan| I riu përleshet me ish-partnerin e nënës në mbrojtje të motrës së vogël
Demokracia
09:10 | 11 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona.

Djali në mbrojtje të nënës së tij ishte kacafytur me ish-bashkëjetuesin e nënës së tij, pasi ky i fundit kishte tentuar të ia marrë gruas vajzën 5 vjeçare.

Sipas Policisë burri i dyshuar kishte shkuar në shtëpinë e gruas me të cilën kishte bashkëjetuar 8 vjet dhe e kishte sulmuar.


Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 09.07.2022-19:00. Janë arrestuar me 11.07.2022 dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që njëri nga të dyshuarit kishte shkuar tek viktima femër kosovare-me të cilën kishte bashkëjetuar për një kohë (8-vite) dhe kishin një vajzë tani me moshë 5-vjeç. I njëjti kishte tentuar që me forcë të marrë vajzën, ndërsa viktima me vajzën kishin kundërshtuar, dhe pastaj është përfshirë edhe djali i viktimës (moshë madhore) në mbrojtje të nënës së tij, duke u kacafytur me të dyshuarin dhe ofenduar njëri-tjetrin. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka prezantuar një porosi-sms, me përmbajtje kërcënuese të cilin ditë më parë ia kishte dërguar djali i viktimës-tani i dyshuar. Me vendim të prokurorit, të (dy) dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme