Një person është arrestuar në Gjilan dje pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij derisa ishte në vend të punës.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i Plotë:
“Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.