Lajme
Gjilan, arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve
Demokracia
16:22 | 20 Qershor 2022

Share:

Një person është arrestuar në Gjilan, për posedim të paautorizuar të armëve.

Siç njofton PK, pas marrjes së informatës përmes rrugëve operative për një rast të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësitet policore me urgjencë kanë dalur në vendin e ngjarjes në një restaurant në hyrje të fshatit Përlepnicë.

Aty kanë takuar një person të dyshuar shqiptar Shtetas i Kosovës i cili ka tentuar që jashtë restauranit ta hedhë një arme pistoletë (në tentim të fshehjes) të llojit TT me nëntë copë fishekë. Arma dhe municioni është konfiskuar nga ana e policisë si provë materiale për Gjykatë.

I dyshuari B.Rr (1980) është arrestuar nga ane e Policisë së Kosovës dhe i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme