Lajme
Gjilan| Arrestohet e dyshuara për veprën penale “Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”
Demokracia
22:20 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Viti me datë 07.12.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar femër shtetase e Kosovës.

E dyshuara ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej njëqind e njëzet e pesë ditë (125 ) burg ose 2500€ për veprat penale për “Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”.

Pas përfundimit të procedurave e dyshuara është dërguar në Gjykatën Themelore Ferizaj, zyra e ekzekutimit të sanksioneve penale, është bërë pagesa e tërësishme e dënimit me gjobë dhe urdhëresa është revokuar, thuhet në njoftim.

Të ngjashme